
Kombëtarja e Kosovës: Ne nuk do të marrim pjesë më në as edhe një ndeshje ku Kosova nuk respektohet si shtet

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë ishte mysafire e Rumanisë, me takimin që u luajt në kuadër të Ligës së Kombeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mirëpo, gjithçka nuk shkoi siç duhej, me ndeshjet që u ndërpre me dy minuta nga fundi.
Lojtarët dardanë e lëshuan ndeshjen pas thirrjeve raciste dhe anti-Kosovë në stadiumin “Arena Nationala” në Bukuresht.
Përkundër tentimeve të shumta, lojtarët e Kosovës assesi nuk pranuan të kthehen në fushën e lojës, duke u ndjerë të ofenduar nga ato thirrje.
Të njëjtin mëndim e kishte edhe menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, i cili shprehi qëndrimin e FFK-së.
“Kjo është e palëkundur, ne nuk do të marrim pjesë më në as edhe një ndeshje ku Kosova nuk respektohet si shtet dhe si anëtare e barabartë e UEFA-s”, ka thënë ai në një konferencë të jashtëzakonshme gjatë natës së mbrëmshme.
(Kosova Sot Online)