Granit Xhaka i vetëm ndaj tre lojtarëve serbë

  • A.P /
  • 16 November 2024 - 14:26
Granit Xhaka i vetëm ndaj tre lojtarëve serbë

Gjatë natës së mbrëmshme, fokusi i shqiptarëve ishte edhe te ndeshja Zvciër – Serbi.

Ndeshja e luajtur në Cyrih përfundoi 1-1.

Zeki Amdouni shënoi për epërsinë e Zvicrës, me rezultatin që e barazoi Terzic në pjesën e fundit të ndeshjes.

Gjatë takimit kishte edhe fërkime mes lojtarëve.

Granit Xhaka u përplas me lojtarin serb, Milenkovic, derisa mezi u ndanë nga lojtarët tjerë.

Pas këtij konfrontimi, pati edhe thirrje në stadium “Kosova, Kosova”, pasi kishte shqiptarë të shumtë në shkallët e stadiumit.

Ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, Zvicra e Granit Xhakës e luan ndaj Spanjës, kampionit të Europës.

(Kosova Sot Online)