Kombëtarja dardane po udhëheq pas pjesës së parë
Ka përfunduar 45-minutëshi i parë i ndeshjes Kosovë – Lituani
Kombëtarja dardane po udhëheq pas pjesës së parë me shifrat prej 1-0.
Golin për “Dardanët” e shënoi Muharrem Jashari në minutën e pestë të takimit.
Kosova nuk pati më raste të mira të tjera në vazhdim të ndeshjes.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, golashënuesi Muharrem Jashari u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të rrezikshme.
Kosova tërë pjesën e dytë do ta luajë pa një lojtar.
(Kosova Sot Online)