'Dardanët' mund të përballen me Shqipërinë në 'play-off'

  • A.P /
  • 19 November 2024 - 08:28
'Dardanët' mund të përballen me Shqipërinë në 'play-off'

Me fitoren ndaj Lituanisë, Kosova  ka 12 pikë dhe një ndeshje që do të vendoset nga komisionet e UEFA-s, ndërsa rruga për në Ligën B te Kombeve mbetet e hapur.

Dardanët kanë humbur ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” ndaj Rumanisë me rezultat 3-0, ndërsa që atëherë nuk di për humbje.

Dy fitore ndaj Qipros, një fitore ndaj Lituanisë, pastaj barazimi 0-0 deri në minutën e 90-të ndaj Rumanisë, janë rezultatet e Franco Fodas në këtë edicion,

Me fitoren ndaj Lituanisë, Kosova ka arritur kuotën e 12 pikëve duke siguruar pozitën e dytë në grup.

Nëse Kosova mbetet në vend të dytë, këta janë kundërshtarët e mundshëm të play-offit

Në rastin e parë, nga Grupi 1, mund të ketë një përballje me Kosovës dhe Shqipërisë, në rast se Shqipëria nuk arrin të fitojë ndaj Ukrainës në shtëpi dhe ndeshja mes Çekisë dhe Gjeorgjisë përfundon baras.

Irlanda është një kundërshtarë tashmë i vendosur, pasi ka siguruar vendin e tretë në grupin 2 të Ligës B të Kombeve.

Në grupin 3, Sllovenia është kundërshtari i mundshëm, pasi mban vendin e tretë me 8 pikë, tri më pak se Austria.

Nga grupi i 4-të i Ligës B të Kombeve, Kosova mund të luajë ndaj Uellsit ose Islandës, të cilët kanë një ndeshje direkt për vendin e dytë dhe të tretë. Fitorja dhe barazimi i mjafton Uellsit që është vendas të zërë vendin e dytë.

Shorti për play-off-in e promovimit dhe rënies do të hidhet më 22 nëntor 2024 nga ora 12:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

(Kosova Sot Online)