Kurti ka uruar futbollistët e Kosovës pas fitores ndaj Lituanisë

  • A.P /
  • 19 November 2024 - 09:19
Kurti ka uruar futbollistët e Kosovës pas fitores ndaj Lituanisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar futbollistët e Kombëtares së Kosovës pas fitores së mbrëmshme ndaj Lituanisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje.

“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përbyllën këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje. Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje”, u shpreh Kurti.

(Kosova Sot Online)