Lewa kërkon kontratë të re dyvjeçare, Barça po mendon
Robert Lewandowski është sot njëri prej sulmuesve më në formë në futbollin evropian.
Sulmuesi polak po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick dhe natyrisht se ka nisur të diskutohet për vazhdimin e kontratës së tij, e cila do të skadojë në verën e vitit 2025.
Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe i Bayern Munichut ka kërkuar që kontrata t’i vazhdohet për dy vjet të tjerë, respektivisht deri në verën e vitit 2027, njofton “Diario Sport”
Përfaqësuesi polak ndihet mjaft rehat në Kataluni dhe do të vazhdonte të luajë dhe të jetojë aty me kënaqësi.
Por, për momentin Barça është duke menduar, pasi nuk e di nëse Lewa do ta ruajë këtë nivel të lartë edhe në vitet e ardhshëm, duke e pasur parasysh moshën e tij.
Kontrata e Lewandowskit do të skadojë verën tjetër, por ajo do të vazhdohet automatikisht për një vit tjetër, deri në verën e vitit 2026 nëse ai paraqitet në të paktën 50 për qind të ndeshjeve në të gjitha garat me Barçën.
36 vjeçari i ka realizuar 19 gola dhe i ka bërë dy asistime në 17 ndeshje me katalunasit deri tash në këtë edicion.
Ndërkohë, lideri i La Ligës është vënë në kërkim të pasardhësit të polakut, por që ai s’e ka ndërmend të dorëzohet, duke insistuar se ka ende se çka të japë në ekipin katalunas.
(Kosova Sot Online)