Shqipëria mposhtet nga Ukraina
Kombëtarja e Shqipërisë sonte e zhvilloi ndeshjen vendimtare të Ligës së Kombeve.
“Kuqezinjtë” ishin plotë shpresë që me një fitore sot do të kalonin në vendin e parë dhe do të siguronin Ligën A.
Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi Shqipëria pësoi disfatë shokuese në “Air Albania” nga Ukraina.
Ukrainasit fituan 2-1, duke shënuar dy gola të hershëm në pjesën e parë.
Zinchenko në minutën e pestë dhe Yaremchuk në të 10-tën ishin golashënuesit e Ukrainës sonte.
Ndërkohë, dy gola të Ukrainës iu kundërpërgjigj Nedim Bajrami me një gol nga penalltia në minutën e 75-të, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të nxitur një kthim rezultati.
Kështu, Shqipëria e përfundon kampanjën e Ligës së Kombeve në pozitën e katërt në grupin 1 të Ligës B, me shtatë pikë të tubuara në gjashtë ndeshje.
Kombëtarja kuqezi me këtë rezultat ka rënë nga Liga B, duke përfunduar në Ligën C.
Nga grupi do të kalojë tutje si e para Çekia me 11 pikë, derisa Ukraina shkon në play-off e Ligës A, derisa Gjeorgjia në play-offin e Ligës B.
(Kosova Sot Online)