UEFA vendos: Kosova e humb ndeshjen me Rumaninë me rezultat zyrtar 3:0

  • A.P /
  • 20 November 2024 - 15:13
UEFA vendos: Kosova e humb ndeshjen me Rumaninë me rezultat zyrtar 3:0

Zyrtarisht për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës, UEFA e ka marrë sot vendimin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje ta regjistrojë me rezultat zyrtar, 3:0 për rumunët pas mbledhjes së Komisionit Disiplinor të saj.

Shtëpia e futbollit evropian e pa fajtore palën kosovare për tërheqje nga loja në minutat shtesë dhe për mosbindje të urdhrit të referit për t’u rikthyer në fushën e blertë.

Gjithashtu, dy Kombëtaret u gjobitën për ato që ndodhën të premten mbrëma në stadiumin “National Arena” në Bukuresht.

UEFA vendosi ta gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6000 euro për sjellje të pahijshme të ekipit kombëtar.

Federata Rumune e Futbollit mori gjoba të shumta dhe me një ndeshje pa praninë e shikuesve si vendëse për shkak të thirrjeve raciste apo diskriminuese të tifozëve të saj.

(Kosova Sot Online)