Pep Guardiola udhëton në Dubai
Në faqet kryesore të gazetave angleze sot, e enjte, 21 nëntor 2024, fokusi është te zgjatja e kontratës së Pep Guardiolës me Manchester City-n deri në vitin 2026, me opsion për ta zgjatur deri në 2027.
Sipas burimeve pranë trajnerit katalanas, nuk ka klauzola për lirimin e tij në rast të rënies nga kategoria ose ndonjë gjobë të madhe për klubin për shkak të 115 akuzave të famshme për thyerje të rregullave të Fair Play-t financiar.
Marrëveshja u arrit ditët e fundit pas një vizite të papritur të vetë Guardiolës në Abu Dhabi, ku ai u takua me Khaldoon Al Mubarak, president i Manchester City-t, drejtor ekzekutiv i fondit të madh Mubadala dhe përfaqësues i pronarëve.
(Kosova Sot Online)