
Real Madridi vendosë për shitjen e yllit të skuadrës

Real Madridi pritet që të jetë tejet aktiv në merkatot e vitit 2025.
“Los Blancos” po shpresojnë që të nënshkruajnë si transfer i lirë me Alphonso Davies dhe Trent Alexander-Arnold, duke përforcuar tej mase dy krahët e mbrojtjes.
Real Madridi veçse ka dy mbrojtës të majtë, me Ferland Mendyn e Fran Garcian, derisa duhet të vendosë që njëri të largohet nga “Santiago Bernabeu” nëse Davies transferohet në kryeqytet.
Sipas “Cadena SER”, besohet se Fran Garcia do të jetë ai që do të sakrifikohet për ardhjen e kanadezit.
Garcia nuk ka arritur që të bindë klubin me paraqitjet e tij, qëkur u rikthye në Real Madrid në verën e vitit 2023.
Është logjike që ai është lojtari që do të largohet, me Ferland Mendyn që do të jetë një lojtar që ofron diçka ndryshe nga Alphonso Davies në fushën e lojës, sa herë nevojitet.
(Kosova Sot Online)