Lille i Edon Zhegrovës luan ndaj Rennes
Edon Zhegrova luajti në të dyja ndeshjet e muajit nëntor me Kosovën, ndërsa në fundjavë kthehet në fushë me skuadrën franceze Lille, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”
Zhegrova dhe Lille të dielën nga ora 15:00 janë nikoqirë të skuadrës Rennes, në kuadër të xhiros së 12-të të Ligue 1.
Lille pas 11 ndeshjeve ka 19 pikë, ndërsa Rennesi ka grumbulluar 11 pikë.
Sulmuesi i krahut, 25-vjeçari Zhegrova, pritet të jetë rrezik për portën kundërshtare pas formës së shfaqur me skuadrën e tij së fundmi.
Ai në 17 ndeshjet e edicionit aktual ka realizuar shtatë gola ndërsa ka kontribuuar me dy asistime.
Marseille, që edhe këtë edicion është kandidat për titull kampioni në Francë, të shtunën nga ora 17:00 luan në udhëtim te Lensi.
Disa ndeshje në Francë do të shtyhen shkaku i reshjeve të mëdha të borës.
(Kosova Sot Online)