Arsenali e synon yllin e Serie A

  • A.P /
  • 25 November 2024 - 07:59
Arsenali e synon yllin e Serie A

Një objektiv i ri për Arsenalin është zbuluar pasi Mikel Arteta po shtyn drejtuesit e klubit që të bëjnë një ofertë të madhe për ta transferuar yllin e Milanit, Tijjani Reijnders.

‘Topçinjtë’ kanë bërë disa lëvizje gjatë afatit kalimtar veror teksa synimi i tyre është që ta fitojnë Ligën Premier për herë të parë që nga 2004.

Huazimi i David Rayas nga Brentfordi u shndërrua në një lëvizje të përhershme, teksa mbrojtësi Riccardo Calafiori dhe mesfushori Mikel Merino u transferuan nga Bologna dhe Real Sociedadi respektivisht.

Duke hyrë drejt fundit të afatit kalimtar veror që lamë pas, Arsenali u fut në tregun e lojtarëve të lirë duke transferuar portierin Neto nga Bournemouth dhe Raheem Sterling nga Chelsea.

Sidoqoftë, duket se klubi anglez është i vendosur që të jetë sërish aktiv gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas mediumit spanjoll Fichajes, Arsenali ka vënë në shënjestër mesfushorin holandez Tijjani Reijnders, pasi Arteta thuhet se është i impresionuar me energjinë që shfaq ai në fushë.

26-vjeçari ka qenë pjesë e ‘Rossonerëve’ që nga vera e 2023 dhe ka kontratë me ta deri në qershor të 2028.

Reijnders deri më tani ka shënuar gjashtë gola në 65 ndeshje për Milanin teksa rrjetën e ka gjetur po ashtu në tri raste edhe me Holandën, pasi bëri debutimin me ‘Tulipanët’ në qershor të 2023.

(Kosova Sot Online)