Drita ka fituar me përmbysje ndaj Llapit

  • A.P /
  • 25 November 2024 - 15:28
Drita ka fituar me përmbysje ndaj Llapit

Drita ka fituar me përmbysje ndaj Llapit në njërin prej derbive të xhiros së 14-të të Superligës së futbollit.

Gjilanasit kanë fituar sot me rezultat 3:1 në ndeshjen e fundit të kësaj xhiroje.

Llapjanët kaluan të parët në epërsi në pjesën e parë falë golit të Blend Baftiut.

Por, skuadra e Zekirija Ramadanit riktheu gjithçka në favor të saj në 45 minutëshin e dytë.

Albert Dabiqaj ishte hero i “Intelektualëve” me “hat-trick” të shënuar, për t’ia siguruar ekipit të tij një fitore mjaft të rëndësishme.

Vlen të përmendet se gjilanasve iu anulua goli i barazimit të përkohshëm dhe gjyqtarit Genc Nuza në koordinim me dhomën e VAR-it iu nevojitën 10 minuta për ta marrë vendimin.

Drita e vazhdoi serinë prej katër fitoresh radhazi, plus atë të mbetur ndaj Suharekës.

Kjo fitore ua mundësoi Bardhekaltërve që të shkëputën në krye të tabelës me 5 pikë ndaj Ballkanit, i cili mbrëmë barazoi me Prishtinën në kryeqytet.

Nga ana tjetër, thellohet kriza e Llapit, i cili s’di për fitore qe shtatë ndeshje, ndërsa e sheh veten në pozitën e tetë në tabelë. 

(Kosova Sot Online)