
Flick jep detaje rreth gjendjes së Yamal

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur për gjendjen e Lamine Yamal në konferencën e sotme për shtyp.
Barcelona përballet me Las Palmas të shtunën në kuadër të La Ligas, ku do të kërkojë fitoren pas një humbje dhe një barazimi.
E trajneri gjerman tha se Lamine Yamal është i gatshëm për të luajtur.
“Lamine Yamal është kthyer dhe i gatshëm për të luajtur. Nuk kemi vendosur ende nëse do të startojë, por ai do të luajë. Ky është plani”, tha Flick.
(Kosova Sot Online)