Klubi njofton për gjendjen e futbollistit, i cili ra pa ndjenja në fushë

  • A.P /
  • 02 December 2024 - 07:35
Klubi njofton për gjendjen e futbollistit, i cili ra pa ndjenja në fushë

Klubi i Fiorentinës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me gjendjen e futbollistit Edoardo Bove.

Bove ra pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes Fiorentina-Inter në Serie A.

Fiorentina njofton zyrtarisht se Edoardo Bove është aktualisht nën sedacion farmakologjik dhe i shtruar në kujdes intensiv.

“Bove mbërriti në gjendje të qëndrueshme hemodinamike dhe testet e para kardiologjike dhe neurologjike kanë përjashtuar dëmtime akute të sistemit nervor qendror dhe sistemit kardiopulmonar. Edoardo Bove do të rivlerësohet brenda 24 orëve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e “Violas”.

Ndeshja Fiorentina-Inter është pezulluar.


(Kosova Sot Online)