
Guardiola flet për polemikën e tij me tifozët e Liverpoolit

Liverpooli ka shënuar fitore në derbi ndaj Manchester Cityt.
“Reds” në shtëpi mposhtën me rezultat 2:0 ndaj “Citizens” në kuadër të javës së 13-të në Premierligë.
Gjatë ndeshjes, tifozët e Liverpoolit nisën në kor t’i drejtoheshin trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola se do të shkarkohej në mëngjes, teksa ai çoi 6 gishta, për t’i treguar titujt e fituar në elitën e futbollit anglez.
E pas ndeshjes, ai foli rreth kësaj situate.
“Ndoshta kanë të drejtë! Nuk e prisja këtë në Anfield. Ndoshta duhet ta kishin kënduar më parë. Nuk e prisja nga njerëzit e Liverpool-it, por është në rregull!”, u shpreh Guardiola për Sky Sports.
(Kosova Sot Online)