
Lajm i mirë për gjendjen e Edoardo Bove

Mbrëmë u shokua bota e futbollit kur futbollisti Edoardo Bove u shemb në tokë në ndeshjen mes Fiorentinës dhe Interit.
Futbollisti vendës përfundoi në fushën me bar pa ndjenja dhe të gjithë iu frikësuan më së keqes.
Por, fatmirësisht më e keqja duket se u evitua dhe futbollisti po e merr veten dalëngadalë.
Në mëngjesin e sotëm vijnë lajme pozitive pasi nata shkoi mirë dhe lojtari i Fiorentinës u ekstubua pas gati 13 orësh.
Edoardo është zgjuar, është i vetëdijshëm dhe u përgjigjet korrekt pyetjeve, njofton gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.
Burime spitalore aktualisht raportojnë se nuk ka ndonjë dëmtim të trurit apo të zemrës për Edoardo, i cili pa dyshim se po përmirësohet.
Shpresojmë që Bove të rikuperohet shpejt dhe t’i kthehet futbollit, të cilin e ka pasion dhe profesion.
(Kosova Sot Online)