Colturi renditet e 8-ta në Sllallomin e SHBA-ve
Një tjetër rezultat i jashtëzakonshëm për Lara Colturin në ditën e dytë të garimit ne Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këtë herë ajo garoi në etapën e Sllallomin e vlefshme si etapë e Kupës së Botës. 18 vjecarja Kuq e Zi arrin një tjetër Top10, duke u renditur saktësisht në vendin e 8-të. Pas vendit të 9-të që zuri mbrëmjen e së shtunës në kategorinë e Sllallomit Gjigand, në Sllallom Colturi arriti të paraqitet edhe më mirë.
Me këto rezultate të njëpasnjëshme, së bashku me atë të një fundjave më parë në Austri, ku u rendit e dytë, skiatorja kuqezi konsolidon pozitat e saj brenda 10 vendeve, të para në klasifikimin e përgjithshëm për femra të Kupës së Botës.
Me këto rezultate të shkëlqyera Lara Colturi sëbashku me trajnerët e saj dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Skive do të rikthehen në Evropë duke qenë se etapa e radhës që ishte parashikuar në Kanada është anuluar për shkak mungesës së borës. Ndalesa e radhës për Larën do të jetë në Semmering të Austrisë më 28-29 Dhjetor.
(Kosova Sot Online)