
Fitore bindëse e Milanit në Kupën e Italisë

Milani ka siguruar çerekfinalen me një fitore të madhe në “San Siro”.
Të besuarit e Paulo Fonsecas e mposhtën Sassuolon e Serie B-së me shifrat prej 6-1.
Chukëueze dy, Reijnders, Leao, Calabria e Abraham me nga një ishin golashënuesit për “Rossonerët” këtë ndeshje.
Golin ngushëllues për Sassuolon e shënoi Mulattieri në minutën e 59-të.
Në fazën e ardhshme, Milani do të luajë me fituesin e takimit AS Roma – Sampdoria.
Fituesi aktual i Kupës së Italisë është Juventusi.
(Kosova Sot Online)