Nesta: Në mëngjes ushtrova te Lazio, në mbrëmje u prezantova te Milani

  • A.P /
  • 05 December 2024 - 15:52
Nesta: Në mëngjes ushtrova te Lazio, në mbrëmje u prezantova te Milani

Alessandro Nesta e ka kujtuar periudhën kur ishte transferuar tek Milani nga Lazio.

Legjenda e futbollit italian tregon se deri në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës nuk dihej nëse do të largohej apo jo nga “Biancocelesti”.

Por në fund, presidenti Claudio Lotito ishte detyruar ta shiste qendërmbrojtësin tek “Rossoneri” pasi klubi i tij ishte futur në një krizë të thellë.

“Unë s’e kam konsideruar kurrë veten si tradhtar. Lëvizja ime drejt Milanit ishte mjaft e çuditshme sepse unë e shpëtova Lazion, e cila ishte në krizë financiare. Në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, në mëngjes unë isha në Romë duke ushtruar në Formello (qendra stërvitore) dhe në mbrëmje e gjeta veten në ballkonin e ndërtesës së Milanit duke e ngritur lart fanellën kuq e zi. Nuk kisha kohë as ta kuptoja se çka po ndodhte. Me Milanin unë kam arritur gjithçka që mund ta ëndërrojë një lojtar i futbollit. Është një klub i madh, si një familje. Jam i lumtur që isha në një klub aq të madh, por i mërzitur njëkohësisht sepse nuk do ta lija kurrë Lazion, edhe nëse arma do të drejtohej kah koka ime…”, ka thënë ish-futbollisti italian.

Nesta kishte debutuar në Serie A me Lazion si 17 vjeçar, ndërsa në moshën 21 vjeçare ishte bërë kapiten i ekipit. E si 25 vjeçar, ai ishte bërë mbrojtësi më i mirë dhe më i paguar në botë, ndërsa kishte fituar gjithçka që është e mundshme me Milanin.

Aktualisht, ai është trajner i Monzas, e cila drejtohet nga ish-shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, i cili e mori klubin në dorë pas vdekjes së presidentit legjendar të Kuezinjve, Silvio Berlusconi. 

(Kosova Sot Online)