FSHF prezanton maskotën e Kombëtares shqiptare për EURO 2025

  • A.P /
  • 10 December 2024 - 13:44
FSHF prezanton maskotën e Kombëtares shqiptare për EURO 2025

Federata Shqiptare e Futbollit i mirëpret finalet e Kampionatit Europian të 17-veçarëve në vitin 2025, një event madhor që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në bashkëpunim me UEFA-n.

Kombëtarja shqiptare do të përfaqësohet në këtë eveniment me maskotën e saj, që do ta shoqërojë përgjatë gjithë ndeshjeve të EURO 2025, një risi për këtë pjesëmarrje të veçantë.

Për të emërtuar maskotën e Kombëtares u sugjeruan disa opsione emrash shqiptarë në rrjetet sociale të Federatës së Futbollit, ku pas votimeve të tifozëve në sondazhin online, me shumicë votash u përzgjodh emri “Alban”.

“Albani”, i veshur me ngjyrat kuqezi, do të shoqërojë ekipin tonë në përballjet e tij dhe do të sjellë atmosferë pozitive për të gjithë tifozët e pranishëm nëpër stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet.

(Kosova Sot Online)