Edon Zhegrova mungon sonte në Champions

  • A.P /
  • 11 December 2024 - 11:55
Edon Zhegrova mungon sonte në Champions

Edon Zhegrova nuk do të jetë pjesë e Lillet sonte në Ligën e Kampionëve.

Ylli kosovar do të mungojë në sfidën ndaj Sturm Grazit, e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së ligës në Champions.

Trajneri Bruno Genesio ka thënë se lojtari është i lodhur dhe se ka dhimbje pubike, prandaj edhe do të pushohet sonte për të qenë gati për fundjavë.

"Ai ka një muaj e gjysmë që vuan nga dhimbjet pubike, gjë që e pengon atë të stërvitet rregullisht, që të stërvitet 100 për qind. Zgjodhëm që ta linim atë të pushoi”, shpjegoi trajneri i ekipit francez.

Përfaqësuesi kosovar është njëri prej dribluesve më të mirë në Ligën e Kampionëve në këtë edicion, ndërsa s’do të mundë ta ndihmojë Lillen në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Pierre-Mauroy” duke filluar nga ora 18:45.

(Kosova Sot Online)