Interi e kaloi natën në Gjermani
Ndryshim i papritur plani: Interit iu desh të kalonte natën në Gjermani, pas disfatës ndaj Bayer Leverkusenit, duke e çuar kështu rikthimin në Itali për të mërkurën.
Një defekt teknik në avionin që duhej të çonte ekipin në shtëpi, i ndodhur pak para nisjes, ka prishur kështu planin e pas ndeshjes.
Megjithatë, të mërkurën ishte ditë pushimi për grupin: nga sot Inzaghi do të nisë përgatitjet për ndeshjen kundër Lazios, të hënën e ardhshme.
Pesë ditë, të cilat megjithatë nuk do të mjaftojnë për të lejuar rikuperimin e lojtarët Acerbi apo Pavardin, të cilët u dëmtuan në sfidën ndaj ‘Aspirinave’.
(Kosova Sot Online)