Barcelona mposhtet në shtëpi nga Leganes

  • A.P /
  • 16 December 2024 - 07:33
Barcelona mposhtet në shtëpi nga Leganes

Barcelona është zyrtarisht në krizë të rezultateve sa i përket La Ligas.

Katalonasit sonte pësoi disfatë 0:1 në shtëpi nga Leganes, në kuadër të javës së 17-të.

Leganes shënoi herët në minutën e katërt dhe aty u mbyllën portat, shkruan Gazeta Express.

Deri në fund, Barcelona tentoi të shënonte, me raste të panumërta, por topi nuk hyri në portë.

Përkundër humbjes, Barcelona është përkohësisht në vendin e parë me 38 pikë, aq sa ka edhe Atletco Madridi dhe një pikë më shumë se Reali, por klubet madrilene kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Leganes gjendet në vendin e 15-të me 18 pikë dhe i ikën katër pikë zonës së rrezikshme.

(Kosova Sot Online)