Edon Zhegrova, po bëhet një nga futbollistët më të njohur
Edon Zhegrova, ylli kosovar i futbollit, po vazhdon të tregojë aftësitë e tij të jashtëzakonshme dhe po bëhet një nga futbollistët më të njohur në Europë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Aktualisht, ai është njëri prej lojtarëve më të dalluar në ekipin e tij, Lille, dhe ka arritur të jetë një nga më të mirët në Ligue 1, kampionatin francez.
Përpos performancës së shkëlqyer me Lillen, 25-vjeçari ka arritur një vend të nderuar në mesin e lojtarëve me driblimet më të suksesshme në pesë ligat më të forta evropiane për sezonin 2024/25. Zhegrova ka realizuar 68 driblime të suksesshme nga 145 tentime, duke arritur një normë suksesi prej 47%. Ai ndodhet vetëm pas yjeve të njohur si Lamine Yamal dhe Rafael Leao.
Po ashtu, ai ka realizuar katër gola në Ligën e Kampionëve dhe ka shënuar edhe katër gola në Ligue 1 këtë sezon. Me gjithsej dy asistime në 21 ndeshje të luajtura, ai ka treguar se është një lojtar i pandalshëm.
Nëse Zhegrova vazhdon me këtë formë fantastike, mund të transferohet në një klub më të madh evropian gjatë verës së ardhshme, duke e bërë edhe më të njohur si një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij.
(Kosova Sot Online)