
FIFA do ta zgjedhë sonte 'Futbollistin e Vitit 2024'

FIFA do t’i zgjedhë sonte më të mirët e vitit 2024 përmes një gala mbrëmjeje që do ta mbajë në Doha të Katarit.
Ky është viti i tetë që Konushevci përzgjidhet nga FIFA për të votuar në “The Best FIFA Football Awards” që prej anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, prej tyre shtatë herë në kategorinë e meshkujve dhe një herë në kategorinë e femrave.
Periudha në të cilën merren parasysh arritjet për çmimet në kategorinë e meshkujve është nga 21 gusht 2023 deri më 10 gusht 2024.
Vinicius Junior, Rodri, Jude Bellingham e Lamine Yamal, kanë më shumë gjasa për ta fituar çmimin “Futbollisti më i mirë i Vitit 2024”, ku në konkurrencë është edhe ylli i Inter Miamit, Leo Messi.
Braziliani e udhëhoqi Real Madridit drejt triumfit në garat e rëndësishme si Liga e Kampionëve e La Liga, kursr spanjolli, i cili e fitoi Topin e Artë, shkëlqeu me Manchester Cityn në edicionin e kaluar duke e fituar Premierligën, por edhe në Euro 2024, ku triumfoi me Spanjën.
Ndërkaq, Bellingham po ashtu kontribuoi në sukseset e “Los Blancos”, kurse Yamal ishte sensacion i këtij viti, sidomos me “shpërthimin” e tij në Euro 2024.
Çmime të tjera që do të shpërndahen në ceremoninë e sontme janë: Futbollistja e Vitit, Trajneri më i mirë i vitit, trajnerja më e mirë e vitit, portieri më i mirë i vitit, Portierja më e mirë e vitit dhe Goli më i mirë i vitit, Ekipi më i mirë i vitit te meshkujt dhe, Ekipi më i mirë i vitit te vajzat.
(Kosova Sot Online)