Bayerni sqaron situatën e të dëmtuarve
Bayern ka dhënë këtë të martë informaione në lidhje me ecurinë e rikuperimit rë João Palhinha-s, i cili është jashtë fushës prej më shumë se një muaji për shkak të një dëmtimi.
"João Palhinha dhe Serge Gnabry u stërvitën me topin këtë të martë në mëngjes për herë të parë që nga momenti kur u dëmtuan," thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të bavarezëve.
"Palhinha ka qenë jashtë që nga momenti kur pësoi një dëmtim në aduktor gjatë angazhimeve të Portugalisë në nëntor, ndërsa Gnabry ka pasur një problem në gju. Të dy tani kanë bërë hapin e radhës për rikthimin e tyre," shtohet në të njëjtin njoftim, që tregon gjithashtu se Sacha Boey mbetet jashtë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.
Është e rëndësishme të theksohet se Palhinha nuk ka luajtur që nga 9 nëntori (fitorja kundër St. Pauli), pasi disa ditë më vonë pësoi një çarje të muskujve të kofshës gjatë një stërvitjeje me Kombëtaren.
(Kosova Sot Online)