Juventus është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë

  • A.P /
  • 18 December 2024 - 07:36
Juventus është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë

Juventusi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë. 

Juventusi mposhti Cagliarin me rezultatin 4:0. Ndeshja e një të tetës së finales të Kupës italiane të futbollit u zhvillua të martën në Torino. 

Dushan Vllahoviq shënoi golin e parë në minutën e 44-t. 

Golin për 2:0 e realizoi Teun Koopmeiners në minutën e 53-të. 

Golin e tretë e realizoi Francisco Gonceiçao në minutën e 80-të, derisa nëntë minuta më vonë golin e katërt e realizoi Nicolas Gonzalez.


(Kosova Sot Online)