Ranieri ka thënë se nuk e kupton dëshirën e Paulo Dybala

  • A.P /
  • 18 December 2024 - 08:20
Ranieri ka thënë se nuk e kupton dëshirën e Paulo Dybala

Claudio Ranieri ka thënë se nuk e kupton dëshirën e Paulo Dybala për t’u larguar nga Roma në janar, por këmbëngul se lojtari mund të largohet nëse ka prioritete të tjera.

Dybalas i janë ofruar 10 milionë euro në vit nga Galatasaray pasi gjigantët turq kërkojnë të zëvendësojnë Mauro Icardin të dëmtuar në janar.

Agjenti i Dybala u takua me drejtorët e gjigantëve turq të hënën.

Ranieri foli për të ardhmen e Dybala-s në një intervistë për SportMediaset të martën, në prag të ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Sampdorias.

“Të gjithë luajnë rolin e tyre dhe bëjnë punën e tyre. Jam i lumtur që e kam dhe luaj me të kur të jetë në formë”, tha trajneri italian.

Megjithatë, Ranieri këmbënguli se nuk kishte vënë re ndonjë dëshirë nga Dybala për t’u larguar nga Roma muajin e ardhshëm.

“Aspak”, tha Ranieri.

(Kosova Sot Online)