Barcelona nuk do të mund të kthehet në stadiumin e tyre ikonik gjatë këtij sezoni
Shkak është se punimet nuk po shkojnë në ritmin e duhur siç kishin menduar drejtuesit e Barcelonës.
Fillimisht ideja ishte që një ndeshje të luhej para fundit të vitit në stadium. Kjo do të ishte të shtunën e ardhshme kundër Atlético de Madrid, por është absolutisht e pamundur.
Më pas u tha se skuadra nuk do të mund të luante më deri në fillim të shkurtit, e mbrojtur nga rregulli i Champions League që tregonte se të gjitha ndeshjet në fazën e parë duhej të luheshin në të njëjtin stadium.
Barcelona, po i luan aktualisht ndeshjet në stadiumin “Montjuic” që nga sezoni i kaluar deri në përfundimin e “Camp Nou”
(Kosova Sot Online)