
Vinícius Junior u zgjodh futbollisti më i mirë në botë për vitin 2024

Vinícius Júnior ka marrë hak. Pas dëshpërimit që nuk ia dhanë Topin e Artë, ylli brazilian u zgjodh futbollisti më i mirë në botë për vitin 2024 nga FIFA.
Një kurorëzim dhe mirënjohje për atë që e bëri 24 vjeçari gjatë vitit që po e lëmë pas duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligan me Real Madridin.
Një triumf të cilin Vinicius ka dashur ta festonte kështu në rrjetet sociale: “VENI, VIDI, VICI. Sot shkruan ai djaloshi që ka parë shumë idhuj duke e ngritur lart këtë trofe… dhe tash është i tij. Ose më mirë të them, ka arritur momenti im. Është momenti ta them… po, jam lojtari më i mirë në botë dhe kam luftuar shumë për këtë”, shkroi fillimisht në “Instagram” ylli brazilian i “Los Blancos”.
(Kosova Sot Online)