Chelsea e përcjell Shamrockun në shtëpi me një pesëshe

  • A.P /
  • 20 December 2024 - 07:38
Chelsea e përcjell Shamrockun në shtëpi me një pesëshe

Chelsea po tregohet spektakolarë në Ligën e Konferencës.

“Blues” e regjistruan sonte fitoren e gjashtë radhazi nga po aq ndeshje të zhvilluara në fazën e ligës së kësaj gare.

Ekipi i Enzo Marescas e mposhti ekipin Shamrock Rovers me rezultat 5:1.

Tre gola për “Të Kaltrit” i shënoi Guiu, kurse nga një e shtuan Dewsbury=Hall e Cucurella.

Nga ana tjetër, golin e vetëm për mysafirët e shënoi Poom.

Londinezët synojnë ta fitojnë Ligën e Konferencës, e cila është gara e tretë më e rëndësishme në futbollin evropian. 

(Kosova Sot Online)