![Kumbulla flet për fitoren e madhe](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/17/200x200_kumbulla-780x4391723895168.jpg)
LeBron James theu rekordin 35-vjeçar në NBA
![LeBron James theu rekordin 35-vjeçar në NBA](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/05/auto_basket_nba1693924531.jpg)
LeBron James vazhdon të vendosë rekorde të reja në NBA dita ditës dhe i fundit ka mbërritur në duelin e mbrëmshëm kundër Sacramento Kings.
Në fitoren 113:100 të Los Angeles Lakers kundër Sacramento Kings, LeBron James theu edhe një rekord tjetër.
Ylli i LA LAkers kaloi legjendën Kareem Abdul-Jabbar dhe u bë lojtari me më shumë minuta të luajtura në historinë e NBA.
James luajti 34 minuta kundër Sacramento, dhe ka kaluar gjithsej 57,471 minuta në fushën e NBA deri më tani, ndërsa rekordi i Abdul-Jabbar ishte 57,446 minuta.
Sezonin e kaluar, James mori një tjetër titull të madh nga Abdul-Jabbar, dhe është ai për koshashënuesin më të mirë në historinë e NBA.
(Kosova Sot Online)