Xhaka del para Messit e Ronaldos, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 21 December 2024 - 12:14
Xhaka del para Messit e Ronaldos, kjo është arsyeja

Granit Xhaka ka lënë pas yje botërore të futbollit në ranglistën e mediumit britanik, “The Guardian”, për 100 lojtarët më të mirë të vitit 2024. 

Në këtë listë janë edhe lojtarë si Lionel Messi që është në vendin e 27-të, Virgil Van Dijk në vendin e 30-të, Kevin De Bruyne në pozitën e 36-të dhe Cristiano Ronaldo në vendin e 42-të. 

Mesfushori i Bayer Leverkusenit është në vendin e 26-të sipas mediumit të madh britanik, një pozitë para superyllit argjentinas që aktivizohet tek Inter Miami. 

“Pak do të mund të besonin se lëvizja te Leverkuseni do të ishte i suksesshëm, por pa e ekzagjeruar, ai është vendimtar për ekipin e drejtuar nga Xabi Alonso”, ka shkruar “The Guardian” për Granit Xhakën.

Xhaka gjatë vitit që po lamë pas fitoi Bundesligan dhe Kupën e Gjermanisë, derisa u mposht në finalen e Ligës së Europës.


(Kosova Sot Online)