Edon Zhegrova fiton çmimin 'Fadil Vokrri' për vitin 2024

  • A.P /
  • 21 December 2024 - 15:48
Edon Zhegrova fiton çmimin 'Fadil Vokrri' për vitin 2024

Sulmuesii Kosovës dhe i Lille, Edon Zhegrova, ka fituar fituar çmimin “Fadil Vokrri” për vitin 2024.

Futbollistit që gjatë këtij edicioni ka spikatur edhe në Champions League, duke shënuar gola kundër Real Madrid e Atletico Madrid, atij i ka ndarë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Zhegrova ka shprehur emocionet e tij për vlerësim. “Ndihem shumë i lumtur për çmimin e po ashtu që e mban emrin e legjendës Fadil Vokrri. Shpresoj se viti 2025 do të jetë edhe më i suksesshëm. Shpresoj të arrijmë qëllimet me Kosovën dhe me klub. Me Kosovën shpresoj të arrijmë synimet bashkë me trajnerin Franco Foda dhe bashkëlojtarët”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)