Ja sa vjet burgim rrezikon boksieri shqiptar Florian Marku

  • A.P /
  • 21 December 2024 - 16:29
Ja sa vjet burgim rrezikon boksieri shqiptar Florian Marku

Boksieri shqiptar, Florian Marku, është arrestuar nga autoritetet gjermane mbrëmjen e 18 dhjetorit për t’u ekstraduar më pas në Greqi.

Marku u arrestua për një ngjarje të ndodhur shtatë vite më parë në Selanik, pasi policia lëshoi ​​një urdhër arresti për të.

32-vjeçari shqiptar akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas mediave greke, ai u dënua me shtatë vjet burg për incidentin për çka edhe kishte vuajtur një vit e gjysmë burgim.

Megjithatë, çështja është apeluar që atëherë dhe sipas ndryshimeve në ligjin grek, ai duhet të vuajë të paktën një të tretën e dënimit fillestar.

Ndërsa kjo do të thotë se ai mund të përballet me dënim deri në pesë vjet burg.

Marku kishte pretenduar se incidenti kishte të bënte me një sherr në bar me disa rusë.

(Kosova Sot Online)