![Yamal flet për eksperiencën e hatashme tek Barça](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/19/200x200_Yamal-600x3601721377977.jpg)
Mbappe: Kam shumë për të dhënë
![Mbappe: Kam shumë për të dhënë](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/10/auto_Mbappe-1-600x3601720609028.jpg)
Fillimi i këtij edicioni ishte i vështirë për Kylian Mbappen.
Mbappe u kritikua nga shumë tifozë për paraqitjen jo të mirë në ndeshjet e Real Madridit. Por në katër ndeshjet e fundit Mbappe ka arritur t’i shënojë katër gola dhe realizoi dy asistime.
Mbappe ishte shënues i një goli dhe asistues në një tjetër të dielën në fitoren 4:2 të Real Madridit ndaj Sevillas.
Francezi Mbappe e pranoi se në ndeshjet e fundit ka bërë paraqitje më të mira. Ai shtoi se mund të shënojë edhe më shumë gola në ndeshjet e ardhshme.
“Unë mund të shënoj shumë më tepër gola, e di që kam shumë për të dhënë. Në ndeshjet e fundit kam luajtur më mirë. Unë mendoj se tashmë e njohim njëri-tjetrin më mirë. Periudha e përshtatjes në ekip ka përfunduar, siç thotë trajneri. Ndihem shumë rehat në ekip”, ka thënë Mbappe, shkruan të hënën “Reuters”.
Mbappe në 23 ndeshjet e luajtura këtë edicion në të gjitha garat ka realizuar 14 gola dhe ka bërë tri asistime.
26-vjeçari Mbappe te Reali u transferua në verë nga PSG-ja si futbollist i lirë.
(Kosova Sot Online)