![City barazon me Evertonin](/uploads/kosova-sot/images/2023/January/26/200x200_man-city-1-780x4391674722306.jpg)
Granit Xhaka në formacionin e vitit në Bundesligë
![Granit Xhaka në formacionin e vitit në Bundesligë](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/06/auto_xhaka1720291883.jpg)
Granit Xhakës po i shpërblehen vazhdimisht paraqitjet që i bëri në vitin 2024.
Ylli kosovar muaj më parë u përfshi në listën e gjerë të kandidatëve për Topin e Artë.
Ndërsa tash, përfaqësuesi zviceran e mori një tjetër mirënjohje.
Futbollisti i Bayer Leverkusenit është përfshirë në formacionin e vitit në Bundesligë.
Ish-futbollisti i Baselit dhe i Arsenalit e dominoi futbollin gjerman me “Farmaceutikët” duke u shpallur kampion i Gjermanisë, duke e fituar Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, ndërsa shkoi deri në finale të Ligës së Evropës.
E kjo bëri që veterani i mesfushës të përfshihet në ekipin ideal të vitit në Bundesligë, të publikuar nga “Sofascoere” falë kontributit që e dha për ekipin e Xabi Alonsos.
Formacioni i vitit 2024 në Bundesliga: Ronnoë; Kimmich, Orban, Schlotterbeck, Grimaldo; Amiri, Xhaka, Wirtz, Musiala; Marmoush, Kane.
(Kosova Sot Online)