Balotelli po mendon largimin nga Genoa
Duket se aventura e Balotellit te Genoa nuk do të zgjasë edhe shumë gjatë.
Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, “Super Mario” nuk është i sigurt nëse do të pranojë rolin e një lojtari rezervë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Gjithashtu, flitet se klubi meksikan Cruz Azul ka shpreh interesim për “Super Marion”, duke i ofruar sulmuesit italian një kontratë me vlerë 2 milionë euro në vit.
Balotelli, ka luajtur vetëm 56 minuta në Serie A, duke hyrë si zëvendësues gjashtë herë që kur iu bashkua skuadrës në fund të tetorit.
(Kosova Sot Online)