Manchester City më në fund i është kthyer fitoreve

  • A.P /
  • 30 December 2024 - 10:20
Manchester City më në fund i është kthyer fitoreve

Kampionët në fuqi të Anglisë, e kanë mposhtur në udhëtim Leicester Cityn, me rezultat 0-2, të dielën në kuadër të javës së 19-të të Premier Leagues.

Pas një seri rezultatesh të dobëta, të besuarit e Pep Guardiolës, kanë bërë paraqitje më të mirë në duel me Leicesterin duke arkëtuar pikët maksimale.

Savinho (21’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar ‘Qytetarët’ në epërsi prej 0-1.

Ndërkaq, Haaland (74’), dyfishojë avantazhin e Cityt në 0-2, që ishte rezultati përfundimtar i kësaj sfidë.

Pas kësaj fitore, City ngritet në pozitën e pestë me 31 pikë, kurse, Leicester renditet e 18-ta me 14 sosh.

(Kosova Sot Online)