
Federata Braziliane e Futbollit ia kushton një mural Viniciusit

Në ditën e kujtimit të njërës prej ikonave më të mëdha në histori të futbollit (dy vjet nga vdekja e Peles), Brazili e ka uruar Vinicius Juniorin, i cili së fundmi u zgjodh futbollisti më i mirë në botë.
Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) e ka inauguruar fasadën e re në shtëpinë e saj në Rio de Janeiro, duke e vendosur sulmuesin e Real Madridit në një mural me fanellën e Seleçao, të shoqëruar me frazat: “Më i miri i botës është me ne.”
CFB kështu e festoi çmimin që e mori lojtari nga FIFA, e cila e zgjodhi si më të mirin në botë.
(Kosova Sot Online)