Manchester United humbet edhe nga Newcastle

  • A.P /
  • 31 December 2024 - 08:20
Manchester United humbet edhe nga Newcastle

Manchester United ka pësuar një tjetër disfatë ndaj Newcastle në Premier League.

“Laraskat”, ka arritur të mposhtë Manchester United me rezultat 0-2 në “Old Trafford”, duke e bërë garën për top 4-she më interesante.

Golat u realizuan nga Isak, në minutën e 4-të dhe Joelinton në minutën e 19-të.

Me këtë fitore, Newcastle ngjitet në vendin e 5-të në Premier League, me gjithsej 32 pikë, 3 pikë më pak se Chelsea në vendin e 4-të.

Ndërsa “Djajtë e Kuq”, mbetën në pozitën e 14-të dhe kanë gjithsej 22 pikë.

(Kosova Sot Online)