Salah e merr primatin në garën për Këpucën e Artë
Sfida mes sulmuesve më të mëdhenj të futbollit evropian po vazhdon.
Ata po tregohen gjithnjë e më të efektshëm, duke iu ndihmuar ekipeve të tyre të regjistrojnë fitore të njëpasnjëshme falë golave të tyre.
E gara për Këpucën e Artë, respektivisht për golashënuesin më të mirë në futbollin evropian, po bëhet gjithnjë e më interesante
Pas shumë javësh, Robert Lewandowski e ka humbur primatin në këtë renditje, duke e pasur parasysh se në javët e fundit sulmuesit polak të Barcelonës i kanë munguar golat.
E tash, primatin e mori Mohamed Salah, një protagonist absolut në rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Liverpoolit në Premierligë nën drejtimin e trajnerit Arne Slot.
Egjiptiani e kaloi polakun dhe tash i ka 34 pikë, dy më shumë se ish-futbollisti i Borussia Dortmundit e i Bayern Munichut.
Kurse, vendin e tretë dhe njëkohësisht një pozitë në podium e ndajnë dy sulmuesit e rrezikshëm, Harry Kane i Bayernit dhe Erling Haaland i Manchester Cityt, i cili u rikthye më në fund tek goli në fitoren e “Citizens” ndaj Leicester Cityt mbrëmë.
Pra, Salah, përkundër formës jetësore, duhet të punojë fort dhe të shënojë gola pasi prapa e ndjekin sulmuesit e kalibrit të lartë botëror.
Pas tyre gjendet suedezi Victor Gyokeres, i cili i ka shënuar 18 gola, por që e ka një koeficient më të ulët në krahasim me pesë ligat më të forta evropiane.
Omar Marmoush i Eintracht Frankfurtit e zë vendin e gjashtë me 13 gola, respektivisht 26 pikë, i ndjekur nga dyshja e Serie A, Mateo Retegui i Atalantës e Marcus Thuram, që i kanë realizuar nga 12 gola, përkatësisht nga 24 pikë.
Pas tyre gjenden sulmuesit e kalibrit të Kylian Mbappes, Raphinhas, Jonathan David e të tjerë.
Siç dihet, një gol i shënuar në njërën nga pesë ligat më të forta evropiane vlerësohet me dy pikë, kurse në ligat më mesatare me nga 1,5 pikë.
Lista e Këpucës së Artë
Mohamed Salah (Liverpool) 34 pikë
Robert Lewandowski (Barcelona) 32
Harry Kane (Bayern Munich) 28
Erling Haaland (Manchester City) 28
Victor Gyokeres (Sporting) 27 (koeficienti 1,5)
Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt) 26
Mateo Retegui (Atalanta) 24
Marcus Thuram (Inter) 24
Cole Palmer (Chelsea) 24
Alexander Isak (Newcastle) 22
Raphinha (Barcelona) 22
Jonathan David (Lille) 22
Chris Wood (Nottingham Forest) 22
Moise Kean (Fiorentina) 22
Jonathan Burkardt (Mainz) 20
Bradley Barcola (Paris Saint-Germain) 20
Ante Budimir (Osasuna) 20
Matheus Cunha (Wolverhampton) 20
Bryan Mbeumo (Brentford) 20
Mason Greenëood (Marseille) 20
Kylian Mbappé (Real Madrid) 20
Patrik Schick (Bayer Leverkusen) 18
Joane Wissa (Brentford) 18
Nicolas Jackson (Chelsea) 18
Tim Kliendienst (Borussia Monchengladbach) 18
Ademola Lookman (Atalanta) 18
Jamal Musiala (Bayern Munich) 18
Kasper Dolberg (Anderlecht) 18 (koeficienti 1,5)
Krzysztof Piatek (Basaksehir) 18 (koeficienti 1,5)
(Kosova Sot Online)