
Conceiçao, i vendosur për ta ngritur lartë Milanin

Sergio Conceiçao është emëruar trajner i ri i Milanit, i cili e shkarkoi trajnerin Paulo Fonseca pas barazimit ndaj Romës.
E trajneri portugez dha fjalë premtuese dhe optimizmi pasi u emërua trajneri i Kuqezinjve.
Ish-futbollisti i njohur, i cili e njeh mirë Serie A pasi kishte luajtur në Parma, Lazio e Inter, është i vendosur për ta ngritur Milanin në majat e futbollit.
“Me organizim të mirë dhe me cilësi të lojtarëve, ne do të bëjmë gjëra të mira këtë vit”, tha fillimisht ish-trajneri i Portos, me të cilën i kishte fituar 11 trofe në periudhën 7 vjeçare.
Milani e ka nisur zbehtë sezonin 2024/25 dhe trajneri i ri do të ketë punë të vështirë për ta rikthyer ekipin në pozitat e para pasi aktualisht e sheh veten 14 pikë prapa kreut.
“Jam krenar që po e nisi këtë aventurë. Emocionet janë të përkohshme, sepse ne kemi punë për të bërë”, shtoi Conceiçao për kanalin zyrtar të Milanit.
“Ne kemi nevojë për një zemër të ngrohtë dhe një kokë të ftohtë për ta bërë më të mirën tonë dhe për t’i fituar ndeshjet. Kjo është ajo që ne e duam. Ne e përfaqësojmë një klub të madh në shkallë globale dhe duhet të jemi të denjë për këtë klub të madh.”
“Nuk kemi shumë kohë, ky nuk është absolutisht një justifikim, por duhet ta bëj më të mirën time me kohën që e kemi në dispozicion në mënyrë që lojtarët ta kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë, së pari si individë por edhe si ekip.”
“Nuk ka alternativë tjetër, ka shumë punë për të bërë këtu me ekipin. Do të na duhet një mentalitet i fortë dhe me organizim të mirë dhe cilësi të lojtarëve, do të bëjmë gjëra të mira këtë vit. Fjalët janë vetëm fjalë, më duhet të provoj veten me rezultate. Për këtë, do të na duhet shumë punë nga të gjithë, jo vetëm nga lojtarët, por edhe nga stafi që e bëjnë objektin e Milanellos atë që është.”
(Kosova Sot Online)