
Ballkanit i bllokohet 'merkato' për tre afate kalimtare

Ballkani është bërë klubi i pestë shqiptar që i bllokohet “merkato” nga FIFA.
Pas Vllaznisë, Erzenit, Burrelit dhe Shkupit, shtëpia e futbollit ndërkombëtar vendosi që një dënim të tillë t’ia shqiptojë edhe kampionit aktual kosovar.
Klubi Portokalli është futur në listën e klubeve që u janë bllokuar transferimet e futbollistëve, qofshin ato prurje apo largime.
Në arsyetimin e FIFA-s thuhet se këto klube e kanë marrë këtë penalizim për shkak të “shkeljeve të ndryshme, të tilla si mosmarrëveshje financiare ose shkelje të rregullave”.
Ballkanit në fakt i është bllokuar “merkato” që nga 14 dhjetori, ndërsa ky dënim do të jetë valim në tri periudha të regjistrimit të lojtarëve, respektivisht në tre afate kalimtare.
Sipas FIFA-s, kjo nënkupton se kampioni i trefishtë kosovar nuk do të mund të bëjë transferime deri në janar 2026.
(Kosova Sot Online)