
Yamal i kthehet 'ish-it' pasi u shoqërua për gjashtë muaj me vajza të tjera

Lamine Yamal është kthyer prapa.
Ylli i ri spanjoll i është kthyer të dashurës së tij, Alex Padilla, me të cilën ishte ndarë nga vera pasi ajo shihej në shoqërinë e një mashkulli tjetër, të cilit i ishte ulur në prehër, në një video që ishte bërë virale.
Pas atij skandali, kampioni i Evropës i kishte nisur disa romanca në gjashtë muajt e fundit, kur ishte parë në shoqërinë e vajzave të tjera.
Por, duket se për yllin e ri të Barcelonës vlen ajo thënia “dashuria e parë nuk harrohet”.
Dhe, anësori ofanziv u pa së fundmi në Dubai së bashku me influenceren spanjolle, të cilën e kishte prezantuar zyrtarisht gjatë Euro 2024.
Yamal u pa së bashku me të dashurën e tij gjatë eventit “Globe Soccer Awards”, ndërsa çifti dukej mjaft i lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.
(Kosova Sot Online)