
Man City e fitoi titullin e katërt radhazi në Premierligë

Manchester City vazhdoi dominimin absolut në ishull.
“Citizens” e fituan titullin e katërt radhazi të Premierligës gjatë vitit 2024, duke e vulosur një dominim absolut para ekipeve tjera.
Skuadra e Pep Guardiolas e mbylli sezonin me 28 fitore, shtatë barazime dhe tri humbje me 91 pikë gjithsej.
Si zakonisht, Manchester City në fund të sezonit nuk bëri asnjë gabim, duke i fituar të gjitha ndeshjet e mbetura
Edhe në këtë sezon, Arsenali ishte rivali më i madh i Cityt për titull, duke përfunduar vetëm dy pikë pas tyre.
Por, “Topçinjtë” bënë gabime të rënda rrugës, që i kushtuan me humbjen e vendit të parë dhe titullit në fund.
Bashkë me Manchester Cityn dhe Arsenalin, Liverpooli dhe Aston Villa u kualifikuan në Ligën e Kampionëve.
Manchster United dhe Tottenham u kualifikuan në Ligën e Evropës, kurse Chelsea në atë të Konferencës, duke treguar paraqitje të mira në fundsezon, ndonëse e kishin nisur mjaft dobët.
Sheffield United, Burnley dhe Luton Toën ishin ekipet që ranë nga elitë e futbollit anglez, kurse vendin e tyre e zunë Leicester CIty, Ipsëich Town dhe Southampton.
Manchester United i drejtuar nga Erik ten Hag e shpëtoi sezonin e dobët, duke e fituar Kupën FA.
Në finalen e 25 majit në “Ëembley”, “Djajtë e Kuq” triumfuan 1:2 ndaj Manchester Cityt, për ta fituar trofeun.
Kjo ia ruajti pozitën e trajnerit Ten Hag edhe për disa muaj, derisa përfundimisht u shkarkua në nëntor pas rezultateve të dobëta në vazhdimësi.
Super Kupa e Anglisë, që njihet ndryshe si Community Shield vuri përballë vetes sërish dy ekipet nga Manchesteri, Unitedin dhe Cityn.
Këtë herë, Citizens triumfuan pas penalltive 7:6, pasi rezultati në kohën e rregullt e mbyll 1:1.
(Kosova Sot Online)