
De Jong flet për ecurinë e tij te Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong ka folur në një intervistë së fundi.
De Jong, për “Voetbal International”, tregoi të pathëna rreth ecurisë së tij te Barcelona, i cili është pjesë që nga viti 2019.
“Kur nënshkrova për Barcelonën, nuk e imagjinoja të fitoja vetëm një La Liga, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës pas 4 vitesh”. “Prisja të paktën dyfishin, kështu që kjo më zhgënjen. Në rrugë ndodhin gjëra që nuk mund t’i parashikosh”, u shpreh De Jong.
Ky sezon për De Jong, ka qenë një sezon jo i mirë pasi që holandezi, nuk po arrin të gjejë një vend në formacionin startues me Flick që aktivizon të riun Casado, në vend të tij.
Holandezi, gjithashtu është lidhur edhe me largim nga Barcelona, me skuadrat e Premier League që kishin interesim për 27-vjecarin.
(Kosova Sot Online)