Interi e mposht Atalantan

  • A.P /
  • 03 January 2025 - 07:44
Interi e mposht Atalantan

Interi është në finale të Superkupës së Italisë.

Zikaltrit mposhtën Atalantan në gjysmëfinale 2:0 me ndeshjen që u zhvill;ua në “Kingdom Arena” në Riyadh.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, kurse e dyta nisi me to.a

Denzel Dumfries kaloi kampionin në fuqi të Italisë në epërsi në minutën e 49-të të ndeshjes.

Ishte sërish Dumfries i cili realizoi në minutën e 61-të për epilogun përfundimtar të këtij takimi.

Në finale, Interi do të presë fituesin mes duelit Juventus-Milan.


(Kosova Sot Online)