
Lewandowski u ankua edhe te vezët

Barcelona është në gjah për një kuzhinier të ri të ekipit, pas një ankese nga ylli polak, Robert Lewandowski.
Trajneri gjerman, Hansi Flick është ai i cili kërkoi për këtë ndryshim.
Sipas “Sport”, Departamenti i Ushqimit te Barcelona, Drejtori Sportiv Deco dhe ish-kunati i Joan Laportas, Alejandro Echevarria janë duke mbajtur intervista për pozitën e kuzhinierit të ekipit.
Ndryshimi erdhi pas një ankese nga Lewandowski, të cilit s’i pëlqeu mënyra se si u përgatitën vezët.
Flick e dërgoi ankesën e polakut te bordi i klubit, duke kërkuar për një kuzhinier profesionist që të punësohet.
Trajneri gjerman e ka bërë të qartë se ai dëshiron të ketë kontroll në çdo aspekt të rikuperimit dhe fitnesit të lojtarëve, dhe dieta e lojtarit është pjesë e këtij synimi.
Kjo mënyrë e kontrollit të Flick është parë edhe të mënyra se si udhëton klubi pas ndeshjeve.
Derisa më herët Barcelona rikthehej menjëherë pas ndeshjeve, tashmë Flick i lë lojtarët të pushojnë natën pas ndeshjes.
(Kosova Sot Online)